Protestat e thirrura nga OVL-UÇK-ja kanë nisur tashmë në shumicën e komunave të Kosovës, në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara për ish-krerët e UÇK-së.
Në sheshet e qyteteve të ndryshme janë mbledhur qytetarë, veteranë të luftës, familjarë të dëshmorëve dhe mbështetës të UÇK-së, të cilët po shprehin revoltën e tyre ndaj vendimit me të cilin katër ish-krerët e UÇK-së u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.
Ndërkohë, platforma qytetare “Liria ka Emër” ka publikuar pamje nga komunat ku janë zhvilluar protestat, ku shihet një numër i madh i pjesëmarrësve në këto tubime.
