Pamje nga rrethimi i shtëpisë së Sokol Halilit (VIDEO)
Pas lajmit se Sokol Halili ka kryer vetëvrasje, ministri Xhelal Sveçla, ka njoftuar se njësia speciale e policisë, ka tentuar ta bindë për vetëdorëzim, por që ai nuk ka pranuar. Në disa pamje të siguruara nga RTV 21, shihen pjesëtarët e njësisë speciale gjatë rrethimit të shtëpisë, në të cilën ishte brenda Sokol Halili. Burime […]





Pas lajmit se Sokol Halili ka kryer vetëvrasje, ministri Xhelal Sveçla, ka njoftuar se njësia speciale e policisë, ka tentuar ta bindë për vetëdorëzim, por që ai nuk ka pranuar.
Në disa pamje të siguruara nga RTV 21, shihen pjesëtarët e njësisë speciale gjatë rrethimit të shtëpisë, në të cilën ishte brenda Sokol Halili.
Burime të RTV Dukagjinit, kanë mësuar se Sokol Halili, i dyshuar për vrasjen e gruas së tij, e ka vrarë veten në shtëpinë e familjes së tij, në fshatin Davidovc të Shtimes.
Vetëvrasjen e tij e ka konfirmuar para pak minutash ministri Xhelal Svecla, i cili tha se përkundër tentativës së policisë për ta bindur për vetëdorëzim, ai e vrau veten.




















