Pamje nga shtëpia e dëmtuar ku shpërtheu bombola e gazit

Shpërthimi i bombolës së gazit përveç që la të lënduar 14 persona, ka shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale

RTV Dukagjini ka siguruar pamje nga shtëpia ku shpërtheu bombola e gazit në Kçiq të Madh, fshat ky në Mitrovicë.

Shpërthimi i bombolës së gazit përveç që la të lënduar 14 persona, ka shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale.

Në fotografitë e siguruara nga ekipi i RTV Dukagjinit, shihen kënde të ndryshme të shtëpisë së dëmtuar.

Ndryshe, të gjithë të lënduar janë dërguar për shërim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, për shkak të djegieve të pësuara nga zjarri, sipas SHSKUK-së.

Katër nga të lënduarit i janë nënshtruar operimit, njoftoi Shërbimi Spitalor.

Pacientët kanë djegie të shkallës së dytë dhe të tretë, në gjymtyrë të ndryshme të trupit, përfshirë, fytyrë, duar, këmbë dhe pjesë të tjera të trupit, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, shkaqet e shpërthimit të bombolës së gazit, ende nuk dihen.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.

Shpërthimi i bombolës së gazit në Mitrovicë, Policia: Ende nuk dihen shkaqet

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika