“Pamje që s’i ka parë askush më parë” – astronautët e Artemis II nisen drejt Tokës pas fluturimit historik rreth Hënës
Astronautët e misionit Artemis II janë nisur drejt Tokës, pasi realizuan me sukses një fluturim historik rreth Hënës, duke shënuar një moment të ri në eksplorimin hapësinor. Ekuipazhi në bordin e anijes Orion spacecraft arriti distancën maksimale prej 252,756 milje (rreth 406,771 kilometra) nga Toka – më larg se çdo njeri tjetër në histori. Me […]
Astronautët e misionit Artemis II janë nisur drejt Tokës, pasi realizuan me sukses një fluturim historik rreth Hënës, duke shënuar një moment të ri në eksplorimin hapësinor.
Ekuipazhi në bordin e anijes Orion spacecraft arriti distancën maksimale prej 252,756 milje (rreth 406,771 kilometra) nga Toka – më larg se çdo njeri tjetër në histori.
Me këtë, ata thyen rekordin e mëparshëm për udhëtimin më të largët të realizuar nga njerëzit në hapësirë.
Komandanti Reid Wiseman deklaroi se ekuipazhi ka parë “pamje që asnjë njeri nuk i ka parë më parë”, ndërsa piloti Victor Glover u shpreh se “nuk ka fjalë që mund t’i përshkruajnë ato që pamë”.
Gjatë fluturimit, astronautët përjetuan edhe një eklips total diellor nga hapësira. Ndërkohë, komunikimi me NASA u ndërpre për rreth 40 minuta teksa anija kaloi pas Hënës – një ndërprerje e planifikuar.
“Është kaq mirë të dëgjojmë sërish Tokën”, tha astronautja Christina Koch, pasi u rikthye lidhja me qendrën e kontrollit.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i përgëzoi astronautët për arritjen historike, duke thënë se ata “kanë bërë histori dhe kanë bërë krenar gjithë Amerikën”, si dhe i ftoi në Shtëpinë e Bardhë.
Ekuipazhi pritet të ulet në Oqeanin Paqësor, në brigjet perëndimore të SHBA-së, të premten në mbrëmje sipas kohës lokale.















