Pamjet e para të pajisjeve VR 2 nga Sony

Pajisja e parë e realitetit virtual të Sony në gjashtë vitet e fundit do të vijë në vitin 2023. Kjo pajisje do të jetë më e mirë sesa ajo e mëparshmja, këtë e tregojnë pamjet paraprake të PSVR2 dhe lojërave që do të ekzekutohen në të

Sony VR 2

SONY prezantoi pajisjet e saj të para të realitetit virtual për PlayStation në vitin 2016. Ishte një epokë më e thjeshtë, pa pandemi me grafikë 1080p dhe vetëm aludim i apokalipsit të botës reale në horizont. Ndoshta është e sigurt të thuhet se këto ditë njerëzit janë më të etur për të ikur në botët virtuale.

Për këtë qëllim, Sony së shpejti do të lëshojë një pajisje VR krejtësisht të re për PlayStation 5. Është më e shpejtë dhe më e aftë se ajo e mëparshja. Javën e kaluar, kompania u ofroi disa gazetarëve një vështrim praktik të PlayStation VR2. Demonstrimi u zhvillua në selinë e Sony Interactive Entertainment në San Mateo, Kaliforni.

Sony VR 2 headset

“Nuk mund t’ju them saktësisht se kur do të dalë në shitje PSVR2, sa do të kushtojë, sa jetëgjatësi baterie merr, apo edhe sa peshon. Sony është ende duke i mbajtur të gjitha ato gjëra të fshehta. Por kompania ka thënë se sistemi do të dalë diku në vitin 2023. Pajisjet e para VR të PlayStation u lansuan në treg me çmimin prej 399 dollarë, ndërsa tani shiten për 99 dollarë, prandaj nxirrni nga këto shifra se çfarë dëshironi për çmimin e të riut. Pajisjet e para PSVR peshojnë pak më shumë se 1.3 paund; Unë do të thosha se PSVR2 i ri ka përafërsisht peshë të njëjtë, por sigurisht që është vetëm një supozim”, tha një nga gazetarët për Wired.

Ka disa përmirësime menjëherë të dukshme në këtë pajisje të re. Së pari, nuk nevojitet asnjë ndërfaqe e jashtme ose kuti procesori për të lidhur pajisjet me tastierën. Thjesht lidhni syzet në një portë USB-C në PS5 dhe është gati. Brenda pajisjes ka ekrane të dyfishta OLED; secili sy merr një ekran 2000 me 2040 pixel.

Sony VR 2 Controller

Lajmi i keq? PSVR2 funksionon vetëm me PlayStation. Ekziston një mundësi zgjedhje ngjyrash: e bardha në kombinim me të zezën. Ndryshe nga pajisja Oculus Quest 2 nga Meta, nuk ka opsion me valë. Por ndryshe nga pajisjet Meta, PSVR2 nuk kërkon një llogari në Facebook për t’u përdorur.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika