Panamaja mbështet anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, është takuar me ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Panamasë, Erika Mouynes. E para e vendit, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Është kënaqësi ta rikonfirmojmë gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në politikën e jashtme, dhe mbështetjen e palëkundur për anëtarësimin e Kosovës […]
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, është takuar me ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Panamasë, Erika Mouynes.
E para e vendit, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Është kënaqësi ta rikonfirmojmë gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në politikën e jashtme, dhe mbështetjen e palëkundur për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Ajo ka shtuar se në këtë takim është diskutuar për rolin e gruas në politikë dhe nevojën e fuqizimit më tutje të grave në jetën publike, në një panel të përbashkët me ministren si dhe me gra të tjera frymëzuese në Panama.
“Është gjithmonë privilegj që t’i ndaj praktikat më të mira nga Kosova edhe në vende mike përtej oqeanit”, ka shkruar Osmani.
Ndër të tjera, presidentja Osmani, ka theksuar se fuqizimi i grave në politikë është thelbësor për ndërtimin e demokracive të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.
“Përpjekjet tona nuk do të pushojnë deri atëherë kur vajzat e gratë do të ndihen që kontributi dhe roli i tyre në shoqëri është i njohur dhe i vlerësuar”, ka shtuar ajo.
















