Panduri reagon ndaj akuzave të Pecit: Mos shpik armik aty ku nuk ekziston
Moderatori i emisionit Debat Plus, Ermal Panduri, ka reaguar publikisht ndaj pretendimeve të kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për Mitrovicën e Jugut, Faton Peci, i cili në një shkrim të publikuar në rrjete sociale foli për ‘ndikime’ gjatë ditës së zgjedhjeve të 12 tetorit. Në reagimin e tij të drejtpërdrejtë drejtuar Pecit, Panduri ka thënë se nuk […]
Moderatori i emisionit Debat Plus, Ermal Panduri, ka reaguar publikisht ndaj pretendimeve të kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për Mitrovicën e Jugut, Faton Peci, i cili në një shkrim të publikuar në rrjete sociale foli për ‘ndikime’ gjatë ditës së zgjedhjeve të 12 tetorit.
Në reagimin e tij të drejtpërdrejtë drejtuar Pecit, Panduri ka thënë se nuk ekziston asnjë komplot apo ndërhyrje e qëllimshme nga ana e televizionit apo stafit të tij, duke kërkuar që Peci të ndalojë përpjekjet për të krijuar “armiq” për qëllime elektorale.
Ai shtoi se RTV Dukagjini dhe ai personalisht nuk kanë pasur asnjë qëllim politik dhe asnjë preferencë për ndonjërin prej kandidatëve në garë, duke theksuar se media që ai drejton është e hapur për të gjithë.
Në fund, Panduri theksoi se çdo pretendim për shkelje ligjore apo “krim zgjedhor” duhet të trajtohet nga Prokuroria, ndërsa debatet për çështje politike mund të zhvillohen në “Debat Plus”.
“I dashuri Faton,















