Millun Millenkoviq i njohur si Llune, Dejan Pantiq, Aleksandar Vllaiq dhe Miomir Vakiq janë të akuzuar nga Prokuroria Speciale për sulmin terrorist të datës 6 dhjetor ndaj Zyrës së Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicë të veriut.

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës tashmë ka filluar seanca fillestare.

Në seancën fillestare tashmë janë sjellë Millun Millenkoviq, i njohur ndryshe si “Llune”, dhe dy ish-pjesëtarët e Policisë së Kosovës, Aleksandar Vllaiq me pseudonimin “Vllau” dhe Dejan Pantiq.

Aleksandar Vllaiq me pseudonimin “Vllau” dhe Dejan Pantiq para gjykatës.

Millun Millunkeviq është arrestuar nën akuzën e kryerjes së veprës penale “Sulmi terrorist”, i cili ka ndodhur vitin e kaluar ndaj zyrave të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (KKZ).

Në këtë ngjarje, dyshohet se ka përfshirje edhe ish-zyrtari policor i Kosovës, Dejan Pantiq.

Millunkoviq ndodhet në paraburgim, tre të tjerët janë nën masën e arrestit shtëpiak, duke u akuzuar për vepra terroriste, duke përfshirë hedhjen e granatave dhe shok bombave drejt zyrave të KKZ-së, duke shkaktuar dëme materiale dhe rrezikuar jetën e zyrtarëve dhe të policëve.

Sipas njoftimeve nga Policia e Kosovës, dyshohet se Millunkeviq është përfshirë edhe në vepra të tjera penale kundër ushtarëve të KFOR-it.

Më 21 nëntor, Millun Millenkoviq – Llune i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj.

Ai u arrestua në qershor të vitit 2023, nga Policia e Kosovës, gjatë një operacioni në veri.