Paolo Rossi dhe “legjendat e futbollit”, ekspozita e markës italiane në Prishtina Mall

Pas suksesit publik të ekspozitave të para në Romë, Milano, Firence, Torino, Trento, Rimini, Bolonja, Beograd, Venecia, Cyrih, Tiranë dhe Shkup, ekspozita me titull ““Paolo Rossi un Ragazzo d’Oro”  dhe Legjendat e Futbollit” mbërrin në Prishtina MAll. Falë bashkëpunimit me Prishtina Mall dhe Ambasadën e Italisë në Kosovë, Institutin Italian i Kulturës në Tiranë (gjithashtu përgjegjës për Kosovën) dhe “La Mela Holding Group”, ekspozita është e hapur për publikun plotësisht falas.

Në prerjen e shiritit, të planifikuar për të shtunën, më 18 maj në orën 14.00 në Prishtina Mall, përveç Ambasadorit italian Antonello De Riu, marrin pjesë edhe Shefi i Marketingut të Qendrës Tregtare Armend Susuri, gruaja e Paolo Rossi, Federica CappellettiSalvatore Schillaci fitues i topit dhe këpucës së artë 1990 dhe kuratori i ekspozitës Marco Schembri.

Pas përurimit, ekspozita do të jetë e hapur për vizitorët çdo ditë nga ora 10:00 deri në 22:00 deri më 1 qershor 2024.

“Hapësirat e ekspozitës, të cilat sjellin në mënyrë kronologjike jetën dhe karrierën e Paolo Rossit, u krijuan falë investimeve të rëndësishme. Mund të themi se kemi zhvilluar një nga projektet më të rëndësishme në botë për inovacionin dhe ndërtimin e ekspozitave, mbi jetën e një figure të vetme sportive”, deklaron kuratori i ekspozitës Schembri.

Në veçanti, ekspozita synon që përmes kornizave, paneleve, printimeve, totemeve, banderolave, kutive, monitorëve dhe tabelave të krijojë një rrugëtim nga fillimi drejt trashëgimisë me mbi 500 gjetje unike, duke përfshirë trofetë më të rëndësishme,:

  • Topi i Artë 82 France Football
  • Këpuca e Artë e golashënuesi më i mirë Spanjë 82
  • Topi i Artë lojtari më i mirë Spanjë 82
  • Fanella e finales së Spanjë 82
  • Hat-trick këpucet kundër Brazilit

Gjithashtu, ekspozita përmban një projekt të realitetit virtual, i cili u ofron vizitorëve mundësinë për të rijetuar tre golat kundër Brazilit të ulur në tribunat e stadiumit të vjetër Sarrià në Barcelonë.

“Kjo ekspozitë përfaqëson një nderim të përzemërt dhe të dashur për një njeri, kontributi i të cilit la gjurmë të pashlyeshme në historinë e kombëtares sonë dhe në klubet për të cilat ai luajti. “Një djalë i artë” është një përkufizim që përshkruan në mënyrë të përsosur Paolo Rossin, jo vetëm për aftësitë e tij të jashtëzakonshme në fushë, por edhe për përulësinë e tij të lindur, humanizmin e tij të thellë dhe përkushtimin total ndaj futbollit”, shpjegon ai Ambasadori De Riu. “Përmes kësaj ekspozite, ne kemi mundësinë të njohim aspektin më intim të këtij kampioni: sfidat personale me të cilat u përball, fitoret dhe disfatat e tij. E kuptojmë se pas atij talenti të jashtëzakonshëm qëndronte një njeri që e kaloi jetën me guxim dhe pasion. Falë bëmave dhe angazhimit të tij të palodhshëm, Paolo Rossi na ka përcjellë një mësim të rëndësishëm: suksesi, në çdo fushë, kërkon përpjekje të vazhdueshme, përkushtim të palëkundur dhe një pasion të zjarrtë që duhet të digjet brenda nesh. Dëshiroj të falënderoj sinqerisht të gjithë ata që bënë të mundur organizimin e kësaj ekspozite dhe i ftoj të gjithë të zhyten në këtë udhëtim emocionues në jetën e Rossit, duke shpresuar se historia e tij e jashtëzakonshme do të na frymëzojë të ndjekim ëndrrat tona me vendosmëri dhe të lëmë gjurmë në botë, ashtu siç bëri jo vetëm në futbollin italian, por shumë më gjerë”, shton De Riu.

Ekskluzivisht për ekspozitën e Prishtinës, është përfshirë fanella e veshur nga Lionel Messi në finalen e FIFA WORLD CUP Katar 2022 Argjentinë vs Francë dhe një nga topat e ndeshjeve zyrtare, si dhe një hapësirë kushtuar legjendave të historisë së futbollit ndërkombëtar.

Falë Muzeut të FIFA-s dhe disa prej koleksionistëve më të rëndësishëm në botë, ekspozohen gjithashtu një sërë objektesh unike si fanella, këpucë sportive, tuta, topa, foto, dokumente, çmime dhe medalje që u përkasin legjendave më të mëdha të futbollit botëror, duke përfshirë fanellat e të 47 fituesve të Topit të Artë nga viti 1956 e deri më sot.

Duke vizituar ekspozitën mund të shihni objekte të rëndësishme që i përkasin: Maradona, Pelè, Alfredo di Stefano, Gerd Muller, Giuseppe Meazza, Mazzola, Bobby Charlton, George Best, Falcao, Yashin, Puskas, Beckenbauer, Cruyff, Dino Zoff, Stoichkov, , Roberto Baggio, Yashin, Paolo Maldini, Franco Baresi, Van Basten, Platini, Ronaldo, Cristiano Ronaldo, Messi, Zidane, Neymar, Sergio Ramos, Raul Gonzales, Ibrahimovic, Figo, Eusebio, Buffon, Cannavaro, Totti, Pirlo, Luka Modric , Mbappe, Haaland, Guardiola, Ancellotti, Mancini, Lippi dhe shumë të tjerë.