Papa Françesku nga Sudani Jugor bën thirrje që njerëzit të refuzojnë “helmin e urrejtjes”
Papa Françesku e ka përfunduar pelegrinazhin e paqes në Sudanin Jugor, duke organizuar kështu një meshë të hapur për mijëra pjesëmarrës. Ai i ka bërë thirrje masës që të refuzojë atë që e ka konsideruar “helm të urrejtjes” dhe u ka kërkuar pjesëmarrësve që të mos humbin mundësitë për të ndërtuar paqe. Ai është zotuar […]
Papa Françesku e ka përfunduar pelegrinazhin e paqes në Sudanin Jugor, duke organizuar kështu një meshë të hapur për mijëra pjesëmarrës.
Ai i ka bërë thirrje masës që të refuzojë atë që e ka konsideruar “helm të urrejtjes” dhe u ka kërkuar pjesëmarrësve që të mos humbin mundësitë për të ndërtuar paqe.
Ai është zotuar se do të fokusohet me liderët shtetërorë drejt dhënies fund të konfliktit. Para largimit, Papa Françesku i ka thënë turmës se po kthehet në Romë “duke i ndjerë më afër zemrës sime”.
Turma e entuziazmuar kanë thënë për agjencinë e lajmeve Reuters, se kjo vizitë i ka gëzuar ata jashtë mase. “Nuk kam fjetur, jam shumë e lumtur”, ka thënë Jovana Buyom.
“Ne jemi shumë të lumtur me ardhjen e Papës, sepse ai na ka dhënë mesazhin e paqes, të bashkohemi ne populli i Sudanit Jugor”, ka thënë Juaj Bol Ayuel.
Mesha e Papës ka mbledhur 70 mijë pjesëmarrës.
Ceremonia fetare është mbajtur në ditën e fundit të vizitës së Papës në Sudanin Jugor, njëkohësisht e para e tij në këtë vend. REL















