Papa Leo XIV vijon vizitën në Francë, rreth 600 mijë besimtarë priten në meshën në Paris

Papa Leo XIV po vazhdon këtë të shtunë vizitën në Francë, ku pritet të kremtojë një meshë në ambient të hapur në Place de la Concorde të Parisit.

Sipas njoftimit, në meshën që ka nisur në orën 15:00 ishin rreth 600 mijë besimtarë.

Vizita e tij nisi të premten me një pritje të madhe në kryeqytetin francez. Sipas Vatikanit, rreth 300 mijë njerëz e përshëndetën Papën gjatë kalimit të tij nëpër rrugët e Parisit, ndërsa më vonë rreth 80 mijë të rinj morën pjesë në një tubim në Stade de France, në Saint-Denis.

Të shtunën në mëngjes, Papa vizitoi Maison Bakhita, një qendër që mirëpret migrantë, ku u takua me disa prej tyre. Më pas, gjatë një vizite në Institutin Katolik të Parisit, ai foli për rritjen e numrit të pagëzimeve në Francë.

Në fund të ditës, Papa Leo XIV pritet të udhëtojë drejt Lourdes, ku do ta nisë qëndrimin e tij me një lutje.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika