Të shtunën e 12 nëntorit, në orën 16:00, do të zhvillohet protesta kombëtare e opozitës para Kryeministrisë.

Në gjendje gatishmërie janë rreth një mijë efektivë policie, gjersa disa akse rrugore janë mbyllur që prej orës 15:00.

Në rrugët e kryeqytetit shqiptar janë parë policë me maska kundra gazit, para fillimit të protestës dhe tashmë kanë rrethuar Kryeministrinë.

Ndërtesa e Kryeministrisë së Shqipërisë është blinduar, ndërsa shtyllat e ndriçimit afër zonës ku do të mbahet protesta janë lyer me ngjyrë, transmeton euronews.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe liderë të tjerë demokratë, nuk kanë përjashtuar asnjë lloj skenari për protestën e sotme. Berisha ka arritur në selinë e PD-së rreth orës 14:00 të së shtunës, pak para fillimit të protestës.