Paraafillorët në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë nga 1 shtatori

Nga 1 shtatori, fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë qëndrimi në institucionet parashkollore, nga dy në katër orë mësimore.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Arsimit ne kryeqytet, Arianit Elshani, i cili ka thënë se ndryshimi synon t’u mundësojë fëmijëve më shumë kohë për mësim, lojë, aktivitete dhe shoqërim me bashkëmoshatarët.

Sipas tij, zgjatja e orarit pritet t’u ndihmojë edhe prindërve, duke krijuar një orar më të menaxhueshëm mes angazhimeve në punë dhe kujdesit për fëmijët.

“Rritja e fëmijës, puna dhe mirëqenia e familjes duhet të ecin në të njëjtin drejtim”, ka shkruar Elshani.

Ai ka theksuar se qëllimi është krijimi i politikave që u shërbejnë fëmijëve dhe familjeve të Prishtinës.

Të fundit nga rubrika