Paraburgim ndaj dy instruktorëve në Viti, përfshihen në marrje ryshfeti për t’ia kaluar testin kandidatit

Gjykata Themelore në Gjakovë ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh dy instruktorëve në Viti, pasi të njëjtit dyshohet se i kanë marrë ryshfet një kandidati në mënyrë që i njëjti ta kalojë testin teorik për leje të vozitjes

Gjykata Themelore në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan të shtunën ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurve N. H. dhe V. B – instruktorë në një auto-shkollë në Viti.

Sipas gjykatës, të njëjtit dyshohet se i kanë marrë ryshfet një kandidati në mënyrë që i njëjti ta kalojë testin teorik për leje të vozitjes.

Fillimisht njëri nga instruktorët me iniciale N.H. ishte takuar me kandidatin para dy ose tre muajve dhe nga ai në emër të regjistrimit për marrje të patentë shoferit i merr 300 euro, e më pas mes tyre ishte arritur një marrëveshje që me rastin e kalimit të testit me shkrim kandidati, t’ia jap edhe 400 euro.

Për ta ndihmuar që ai ta kalojë testin, instruktorët e dyshuar i kanë vendosur kandidatit pajisje ilegale montuese (kamera e mikrofon) në trup dhe vesh, por pasi që ai ka hyrë në test është zënë nga vëzhguesit.

“Ekziston dyshimi bazuar se i pandehuri N. H. pronar dhe instruktor i vozitjes në auto shkollë në Viti, me qëllim që vetit ti sjell dobi të kundërligjshme pasurore, me dashje të drejtpërdrejt është përfshirë në marrje të ryshfetit, në atë mënyrë para 2-3 muajve takohet me kandidatin M. S., dhe nga ai në emër të regjistrimit për marrje të patentë shoferit merr 300 €, e më pas aty arrin marrëveshje që me rastin e kalimit të testit me shkrim kandidati, t’ia jap edhe 400 €, ku me datën 02.02.2023, kandidati ka pasur t’i nënshtrohet testit teorik për leje të vozitjes. Të njëjtën ditë kandidati paraprakisht është takuar me të pandehurit, më ç’rast i pandehuri e merr të njëjtin me veturën e tij e dërgon në një shtëpi, së bashku me L. P. (në arrati) dhe V. B. (instruktor), i’a vendosin pajisjet ilegale montuese (kamera e mikrofon) në trup dhe vesh, pasi që kandidati hynë në test, zihet nga vëzhguesit e testit, me ç’rast edhe kontrollohet me detektor, e pas kontrollimit pajisjet ilegale montuese gjenden në trupin e tij”, thuhet në komunikatën për media.

Me këto veprime të pandehurit N. H. dhe V. B. dyshohen të kenë kryer veprën penale “marrje e ryshfetit në bashkëveprim”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, duke i marr për bazë të gjitha ato që u thanë më lart, masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale”.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika