Gjykata Themelore në Ferizaj ka njoftuar se këtë të premte se ua ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji dy të miturve që dyshohen për veprën penale dhunimi.

“Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy të dyshuarve të miturve, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale në bashkëkryerje dhunimi nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.

Në njoftim thuhet se pas mbajtjes së seancë dëgjimore dhe analizimi të shkresave të lëndës gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit e mitur kanë keqpërdorur seksualisht të miturën.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se të dyshuarit e mitur kanë keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – e mitur, e cila është nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjeçare, me ç’rast kanë kryer akt seksual me të dëmtuarën”, vazhdon njoftimi.

Pastaj gjyqtari i procedurë s paraprake kërkesën e prokurorit të shteti për caktimi e masës së paraburgimit kundër të dyshuarve të miturve e ka aprovuar.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy të dyshuarve të miturve e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtëve i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.