Paraburgim ndaj një personi në Suharekë, dyshohet për dhunimin e viktimës nën 16-vjeç

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh një personi të dyshuar për përdhunim

Ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit me iniciale Xh.B., i cili dyshohet se ka dhunuar një viktimë nën moshën 16 vjeçare.

Sipas njoftimit të gjykatës, i pandehuri gjatë muajit nëntor/dhjetor të vitit 2022, në Komunën e Suharekës, me dashje e ka detyruar viktimën të kryejë aktin seksual, për të cilin e di se është i ndjeshëm për shkak të moshës së tij.

“Kurse, a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale”, thuhet në komunikatën për media.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, gjykata ka marrë parasysh faktin se hetimet në këtë çështje penale sapo kanë filluar dhe duke pasur parasysh seriozitetin e veprës penale me lirimin e të pandehurit, ekziston rreziku potencial që ai të arratiset me qëllim shmangia e përgjegjësisë penale.

“Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se ekzistojnë arsye për caktimin e paraburgimit, duke marrë parasysh mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale, pasi që i dëmtuari është nën moshën 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjeçare, dhe i pandehuri dyshohet se duke e kanosur kryer veprën penale të dhunimit, nga këto rrethana dhe pesha e veprës penale, është konstatim i Gjykatës se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm”, thuhet tutje nga gjykata.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika