Paraburgim për dy të dyshuar për ngacmim seksual, fotografim dhe incizim të paautorizuar

Gjykata e Prishtinës u ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh dy të pandehurve për ngacmim seksual, fotografim dhe incizime të tjera të paautorizuara

Gjykata e Prishtinës u ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh dy të pandehurve për ngacmim seksual, fotografim dhe incizime të tjera të paautorizuara.

Kërkesa e Prokurorisë së Prishtinës është miratuar të pandehurve A.B dhe D.D, për shkak se dyshohet se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale ngacmim seksual, fotografim dhe incizime të tjera të paautorizuara.

“Të pandehurve A.B dhe D.D iu është caktuar masa e paraburgimit në harmoni me nenin 184 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së’’ – thuhet në njoftimin e Gjykatës së Prishtinës./Kallxo.com

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika