Parada e krenarisë, Kurti në krye

Me moton “Kemi qenë dhe to t’jemi” ka filluar parada e krenarisë në Prishtinë e cila mbahet çdo vit.

Marshit i cili ka filluar nga sheshi “Skënderbe” në drejtim të sheshit “Nënë Tereza” po i prinë kryeministri Albin Kurti i shoqëruar nga ministri i kulturës, Hajrullah Çeku, ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu, ministri i shëndetësisë, Arben Vitia dhe nga shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Në këtë paradë gjithashtu po marrin pjesë edhe shumë personalitete të tjera publike si kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përfaqësues të organizatave jo qeveritare, etj.

Me paradën e sotme në sheshet e Prishtinës do të përmbyllet Java e Krenarisë për këtë vit.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika