“Paradite janë deputetë, pasdite janë kryeministra, zv.kryeministra e ministra”- Kadrijaj: Vetëvendosje ka obligim kushtetues ta konstituojë Kuvendin
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, pas dështimit të 29-të të seancës konstituive të Kuvendit, tha se Vetëvendosje e ka për obligim ligjor dhe kushtetues konstituimin e Kuvendit. Ajo tha se sot ishte hera e 29-të që po tentohet të konstituohet Kuvendi dhe të zgjidhet kryeparlamentarja. Tutje, Kadrijaj tha se fillimisht […]
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, pas dështimit të 29-të të seancës konstituive të Kuvendit, tha se Vetëvendosje e ka për obligim ligjor dhe kushtetues konstituimin e Kuvendit. Ajo tha se sot ishte hera e 29-të që po tentohet të konstituohet Kuvendi dhe të zgjidhet kryeparlamentarja.
Tutje, Kadrijaj tha se fillimisht ishte nisur me votimin e kandidates për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu.
“Tash ne themi se në këtë rast po dështojnë zgjedhja e kryeparlamentares dhe Albin Kurti.”
“Nuk po shohim ndonjë zgjidhje, nuk po shohim që ka angazhim të kësaj qeverie për zgjidhjen e këtij ngërçi politik që është formuar. Nuk ka interes, sepse sot në sallë ishte kryeministri në detyrë, ishin ministrat – paradite janë deputetë, pasdite janë kryeministra, janë ministra, janë zëvendëskryeministra të cilët e kanë uzurpuar edhe institucionin e Kosovës, Qeverinë e Kosovës, dhe po ashtu e kanë uzurpuar edhe Kuvendin e Kosovës duke mos tentuar dhe duke mos siguruar shumicën e thjeshtë për kalimin e kryeparlamentares së propozuar nga kjo qeveri”, ka thënë ajo.
Më tej, deputetja Kadrijaj ka thënë se AAK-së i vjen keq, edhe pse kanë dhënë alternativa dhe janë munduar që të zhbllokohet ngërçi i formuar në konstituimin e Kuvendit, por që propozimi i tyre, sipas saj, nuk po mirëpritet nga Vetëvendosja.
“Sepse në raste të kaluara, nëse do të kishte pasur propozime të tilla, unë besoj që secila parti do t’i kishte pranuar, në mënyrë që të kalojë kryeparlamentari. Kryekëput është detyrë e kësaj qeverie të sigurojë 61 vota dhe të votohet. Në asnjë formë nuk e kanë obligim partitë e tjera të votojnë një kryeparlamentar apo kryeministrin e ardhshëm, nëse nuk kanë ndonjë marrëveshje politike apo ndonjë koalicion politik.
Zvarritja e tillë është e pakuptimtë dhe shpresojmë që Gjykata Kushtetuese do të japë një verdikt i cili ndoshta do të fillojë dhe do ta zgjidhë këtë problematikë”, ka thënë ajo.















