Paragjykimet dhe nevoja per trajtimin e shëndetit mendor

Të mërkurën në emisionin "Jeto", me Xheneta Asllanin në Radio Dukagjin e ftuar ishte psikologia klinike, Rrezarta Sadiku, e cila ka folur më shumë për shëndetin mendor dhe ndihmën që profesionistët mendor mund t'ua ofrojnë njerëzve, ajo gjithashtu ka shtuar faktin se kontrollat te mjekët e shëndetit mendor nuk duhet të mbesin tabu në Kosovë

Ndihma e profesionistëve të shëndetit mendor është një gjë shumë e vlerësuar në vendet më të zhvilluara të botës, mirëpo te ne ende shihet si tabu.

Secili person ka problemet e veta, jo secili i menagjon në mënyrën e njëjtë. Dikush shpërthen me emocione në fytyrën e përballjes me një sfidë, e dikush i fsheh ato emocione thellë brenda vetës, në pamundësi apo frikë për t’i shkarkuar ato.

E shkarkimi i emocioneve e mendimeve tek njeriu, është diçka që kërkohet nga natyra.

Kështu deklaroi psikologia klinike, Rrezarta Sadiku, e ftuar në emisionin “Jeto” me Xheneta Asllanin në Radio Dukagjini.

Ajo deklaroi se përballja me trauma të ndryshme gjatë jetës, dhe mungesa e mbështetjes për t’i kaluar ato bëjnë që personi të mos ketë guxim, e të mos i jap hapësirë vetës për shprehje.

Kjo dërgon tek përkeqësimet e shëndetit mendor, kur shumë sfida, strese, frika e pasiguri palohen brenda personit, nga mungesa e besimit që ato t’i nxjerrë jashtë.

E shumë të rëndësishme në këto raste Sadiku e vlerëson ndihmën e profesionistëve të shëndetit mendor.
“E rëndësishme shumë është të shkarkojmë vetën… Të kesh kontakt me profesionistë të shëndetit mendor është një akt dashurie për vetën, një invesim që ia vlen në shëndetin mendor”, ka thënë ajo.

Psikologia ka shtuar se të gjithë ata persona që e ndjejnë vetën që kanë nevojë për ndihmë profesionale, duket ta dijnë se nuk është keq të ndihen keq dhe se te profesionistët e shëndetit mendor nuk ekziston paragjykimi.

Ajo shton se nuk është e shëndetshme t’i ikim traumave të së kaluarës. Po ashtu qëndrimi në zonën e komforit bën që të jemi më të mbyllur në vetvete.

Sadiku adresoi edhe faktin që në vendin tonë ka një lloj paragjykimi dhe mosdallimi mes psikologut dhe psikiatrit. Ajo deklaron se ne si shoqëri nuk e shohim trurin si organ, dhe secilin person me probleme mendore e cilësojmë si të “trentë“, e që në shumë raste bëhet fjalë për një person që ka nevojë për trajtim tek specialistët e shëndetit mendor.

Shumë probleme sipas psikologes lindin që në fëmijëri, kur një fëmijë kritikohet dhe nuk lihet të marrë vendime për atë që dëshiron, duke mos u lënë të shprehet, dhe në vitet e mëvonshme ai person nuk është i sigurt në vetvete.

Teksa vrasësi më i madh i personalitetit të njeriut sipas Sadikut është krahasimi me tjerët, e kjo tek ne nisë që në fëmijëri nga prindërit tonë. Andaj ajo deklaron se tek këta persona duhet të trajtohet vetëbesimi i ulët.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika