Paralajmërim për tetorin në Serbi: “FSB ruse po përgatit ‘paketë për shpëtimin e Vuçiqit'”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Shqetësime për një përfshirje të mundshme të Rusisë në zhvillimet politike në Serbi janë ngritur nga studiuesja amerikane Ivana Stradner dhe politologu Jasmin Mujanoviq.

Stradner, hulumtuese në Foundation for Defense of Democracies (FDD), ka pretenduar se Moska po përgatitet të ndërhyjë në proceset politike në Serbi, ndërsa shërbimi rus i sigurisë, FSB, sipas saj, do të përpiqet të ndikojë në zhvillimet e ardhshme politike në vend.

Ndërkohë, politologu Jasmin Mujanoviq e ka vendosur rolin e Rusisë në një kontekst më të gjerë rajonal.

Mujanoviq ka argumentuar prej vitesh se ideja e të ashtuquajturit “Bota Serbe” lidhet me narrativat e vjetra të “Serbisë së Madhe”. Ai e ka përshkruar këtë koncept si një projekt politik që synon bashkimin institucional dhe politik të serbëve në vende të ndryshme të Ballkanit Perëndimor.

Në një reagim të tij, Mujanoviq ka ngritur shqetësimin se deklarimet e presidentit rus Vladimir Putin duhet të shihen në kontekstin e marrëdhënieve të Moskës me Beogradin dhe me udhëheqjen e Republika Srpska-s në Bosnje e Hercegovinë, të drejtuar politikisht nga Milorad Dodik.

Sipas Mujanoviqit, retorika e Putinit mund të interpretohet si një rikthim i narrativave që ai i lidh me periudhën e Slobodan Millosheviqit dhe projektin e “Serbisë së Madhe”. Ai e ka krahasuar këtë me konceptin e “Anschluss”-it, duke e cilësuar si një version të përshtatur me kontekstin serb.

Shqetësimin e tij ai e ka lidhur edhe me takimet e Putinit me Dodikun. Sipas këtij argumentimi, marrëdhënia Moskë–Banjallukë dhe mbështetja politike ndaj Dodikut përbëjnë pjesë të një dinamike më të gjerë rreth statusit të Republikës Srpska dhe marrëdhënieve të saj me Beogradin.

Mujanoviq ka shkruar edhe më herët se koncepti “Serbian World” paraqet një version të ri të ideologjisë së “Serbisë së Madhe”, duke e lidhur atë me politikat e Beogradit ndaj Bosnjës e Hercegovinës, Kosovës dhe vendeve të tjera të rajonit.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika