Paralajmërime të vazhdueshme për sulm të mundshëm në Kosovë nga Serbia

Që Serbia po trajnon grupe për të realizuar sulme në Kosovë po thuhet vazhdimisht nga akterët vendor. E në Senatin amerikan ishte përmendur nevoja për shtimin e trupave të KFOR-it në vendin tonë. E në Kosovë po thuhet se intervenimi i Serbisë nuk mund të bëhet ndërmjet ushtrisë së saj por në forma të tjera

Për prezencën e ushtrisë së Serbisë në afërsi të kufirit të Kosovës po alarmohet vazhdimisht nga zyrtarë shtetëror të Kosovës.

I fundit reagim erdhi mbrëmjen e së hënës nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla në një takim që pati me zyrtarë të Bashkimit Evropian.

Ai ritheksoi se Serbia po trajnon trupa për ndërhyrje në Kosovë.

“Diskutuam për situatën e sigurisë në komunat veriore dhe ngrita shqetësimin për kërcënimet e njëpasnjëshme publike të Serbisë dhe vazhdimit të trajnimit të grupacioneve atje, për realizimin e sulmeve të reja brenda Republikës sonë”, ka deklaruar Sveçla.

Kjo ka rënë në sy edhe të ndërkombëtarëve.

Javën e kaluar, Gjenerali amerikan për Evropën para Senatit amerikan deklaroi se sipas analizave të tyre Ballkani ka nevojë për trupa shtesë të KFOR-it.

“Është në veçanti e rëndësishme në këtë moment pasi tensionet janë më të larta, jam i kënaqur me pozitën e mirë që kemi në këto momente. Por është gjithnjë e nevojshme ta vëzhgojmë me shumë kujdes. I ndërmorëm të paktën dy misione për të shtuar mbledhje ne informacionit të zbulimit dhe të analizës se çfarë po ndodh në këto dy vende [Kosovë dhe Serbi]. Unë kam mbështetur këtë angazhim nga komanda ushtarake amerikane në Evropë me mision ajror zbulimi dhe vëzhgimi” kishte deklaruar ndër të tjera Christopher Cavoli.

Ndërsa ish-gjenerali në Kosovë, Kadri Kastrati po thotë se situata aktuale tregon qartazi ndikimin e madh që e ka Rusia ne Serbi për çka manovrimet rreth Kosovës ngritin alarm për një sulm të mundshëm në veri të Kosovës.

“Inteligjencat perëndimore, gjegjësisht SHBA e kanë vërejtur një rrezik apo konflikt potencial në këtë pjesë të Evropës do të ishte jashtëzakonisht i rrezikshëm jo vetëm për Ballkanin Perëndimor por edhe për vet Evropën”, ka deklaruar Kastrati.

Sipas Kastratit, intervenimi i Serbisë nuk mund të behet përmes ushtrisë së saj por në forma të tjera.

“Unë mendoj që në Kosovë nuk mund të intervenohet direkt me ushtrinë por ata mendojnë që brenda për brenda me njerëzit që i kanë trajnuar të ngrisin një konflikt të mundshëm që të arrijnë qëllimin e tyre”, ka vijuar ai.

Javën e kaluar ishin publikuar pamje nga Bujanovci ku ishin parë ushtria e Serbisë shumë afër këtij vendbanimi.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika