Paralajmërimet për reduktime të rrymës, Çitaku e kritikon kryeministrin Kurti
“Këto janë betejat e vërteta, e jo luftërat imagjinare në kokën e Kryeministrit”. Kështu ka thënë anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, duke iu referuar paralajmërimeve për reduktime të rrymës nga ana e KEDS-it. Dikush sipas saj, duhet të japë përgjegjësi për sabotimet e “njëpasnjëshme të secilit projekt, i cili do të rriste pavarësinë […]
“Këto janë betejat e vërteta, e jo luftërat imagjinare në kokën e Kryeministrit”.
Kështu ka thënë anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, duke iu referuar paralajmërimeve për reduktime të rrymës nga ana e KEDS-it.
Dikush sipas saj, duhet të japë përgjegjësi për sabotimet e “njëpasnjëshme të secilit projekt, i cili do të rriste pavarësinë energjetike të Kosovës”.
Sipas saj, sigurimi i energjisë është çështje e “sigurisë kombëtare”.
Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS), ka njoftuar se të hënën e 15 gushtit do të fillojë me kufizimet e energjisë elektrike.
Përmes një komunikate për media, KEDS-i ka njoftuar se këto kufizime, në bazë të planit të dërguar gjatë ditës së hënë, konsumatorët do të kenë nga gjashtë orë energji elektrike dhe dy orë kufizime.
Sipas njoftimit, energjia elektrike e blerë deri më tani ka shkaktuar humbje enorme.
“Gjatë shqyrtimit të jashtëzakonshëm tarifor, rregullatori kishte marrë parasysh subvencionin e qeverisë prej 100 milionë eurosh. Asnjë cent nga ajo shumë nuk është shpërndarë te furnizuesi. Kjo, e ka rënduar gjendjen edhe më tepër. Sot, disa muaj pas, të gjitha mundësitë financiare janë shteruar”, thuhet në njoftim.















