Paralajmërimi për stuhi, IKShPK publikon masat mbrojtëse për qytetarët

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKShPK) u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë stuhive me bubullima dhe rrufe, duke respektuar masat mbrojtëse për të shmangur rrezikun nga goditjet e rrufesë. Apeli vjen pas paralajmërimeve për mot të paqëndrueshëm në vend. 

Sipas IKShPK-së, sapo të dëgjohet bubullima, qytetarët duhet të hyjnë menjëherë në një ndërtesë të mbyllur ose në një automjet dhe të shmangin qëndrimin në fusha të hapura, kodra, plazhe apo hapësira sportive.

Instituti rekomandon gjithashtu:

  • Të mos qëndrohet nën pemë, pranë shtyllave elektrike apo objekteve të larta.
  • Të largohet menjëherë nga uji, përfshirë pishinat, liqenet, lumenjtë dhe detin.
  • Të mos përdoren pajisje elektrike të lidhura në prizë gjatë stuhisë.
  • Të qëndrohet larg dritareve, dyerve dhe verandave.
  • Të priten të paktën 30 minuta pas bubullimës së fundit para se të dilet sërish jashtë. 

IKShPK thekson se mbrojtja nga stuhitë dhe rrufetë fillon me kujdesin e secilit qytetar dhe respektimin e këtyre rekomandimeve mund të shpëtojë jetë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika