Paralajmërimi për takim mes Bislimit e Petkoviqit, analistët skeptik për rezultate

Kryenegociatori serb, Petar Petkoviq gjatë ditës ka takuar emisarin e BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak. Takimet me kryenegociatorët, Lajçak i parlajmëroi gjatë së dielës, por njohës të zhvillimeve politike, janë skeptik për rezultate konkrete pa një takim të nivelit të lartë

Me kryenegociatorin serb e nisi javën, e planet janë për ta takuar edhe kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi.

 

Miroslav Lajçak u takua në Bruksel me Petar Petkoviçin, e sipas këtij të fundit, temë e takimit ka qenë Asociacioni dhe nevoja për deeskalim.

Takimet me kryenegociatorët Lajçak i paralajmëroi gjatë së dielës, ndërsa nga qeveria e  Kosovës nuk kanë treguar se kur do të qëndrojë atje Bislimi.

Miroslav Lajçak- I dërguari special i BE-së për Dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

“Ditët e fundit kam qenë i zënë në Bruksel, ku së bashku me ekipin tim po përgatiteshim për diskutimet e ndara të ardhshme me kryenegociatorët e të dyja palëve. Kam pasur gjithashtu një sërë diskutimesh dhe angazhimesh të hollësishme”.

 

Megjithatë, njohës të zhvillimeve politike kanë thënë se takimet, nuk do të sjellin ndonjë rezultat, para se në Serbi të zhvillohet një proces i rëndësishëm.

Fidan Ukaj-Politolog ka theksuar se “Karta e Kosovës në Serbi edhe në zgjedhjet e  17 dhjetori po përdoret fuqishëm dhe është determinuese në përcaktimin e  zgjedhjeve atje dhe nuk mendoj që do të ketë një fryt nga takimet teknike mes Bislimit dhe Petkociv,  përkundrazi mendoj që pas 17 dhjetorit do të fillojë faza e re që është paralajmru dhe vetëm atëherë nga një presion ndërkombetarë do të fillojë ajo cka ka paralajmëruar zotëri Lacaqk për zbatimin e marrëveshjeve dhe kushtëzimin”.

E derisa nuk ka një teren të përshtatshëm që në tavolinen e diskutimit të ulën dy lideret Albin Kurti e Aleksandër Vuciq, Arton Muhaxhiri thotë se ndërmjetësuesve ju mbetët që takimet ti zhvillojnë në nivel kryenegociatorësh.

Njohësi i çështjeve Politike, Arton Muhaxhiri ka theksuar se  “Presionet e  mëdha bëhen më iden që të realizohen në aspektin konkret marrëveshjet që janë arritur në Oher. E kemi dëgjuar zotërin Vuciqi që ka thenë se nuk do ti pranoj disa pikia të asaj marrëveshje dhe pastaj kryeministri Kurti e ka pranu draftin e asociacionit por po e lidhë më disa kushtëzime dhe krejt kjo e  qonë në një vones këtë process dhe tani po bëhen presione të medha që kjo dinamik të përshpejtohet”.

Pavarësisht tentimeve të Brukselit, vështirë të realizueshme në secilin rast kanë qenë takimet trepalëshe, në veçanti pas sulmit terrorist të Banjskës.

 

 

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka shpërndarë çmime për fëmijë në Panairin...

Sot është dita e katërt e panairit të Librit për Fëmijë që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia Botuese “<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdukagjinipublishing%2Fposts%2Fpfbid02YAeQHpvFm2GWcbnSERzYo68YXk5UGMDCBxQE9F8K3qgYvcNjMhYvGvXUUy73mL3Xl&show_text=true&width=500"...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Të fundit nga rubrika