40 ushtarët ukrainës pjesë e KFOR-it të cilët qëndorjnë në Kosovë pritet të tërhiqen këto ditë.

Kjo tërheqje e trupave të tyre nga KFOR-i thuhet të jetë e përkohshme.

“Kthimi i kontigjentit kombëtar të Ukrainës do të nënkuptojë një ndërprerje të përkohshme të pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it”, njoftoi Komanda e Forcave të Përbashkëta të NATO-s.

Në mars të këtij viti, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pati nënshkruar dekretin që të gjitha misionet të kthehen në shtëpi për të ndihmuar në luftën kundër Rusisë.