Paralajmërohet ulje e çmimeve të derivateve

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka bërë të ditur se nga muaji mars do të ketë ulje të mëtejme të çmimeve të derivateve

Ilustrim

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka thënë se nga muaji mars, çmimi i derivateve do të bjerë dukshëm.

Sipas Berjanit, çmimi i derivateve në Kosovë është më lirë krahasuar me vendet e rajonit, shkruan EO.

Berjani ka thënë se vendimi i fundit i Ministrisë së Tregtisë për caktim të çmimeve tavan është i njëanshëm, por që thotë se janë duke e respektuar.

Ai thotë se nuk kanë qenë të ftuar të marrin pjesë në konsulta ditën kur është marrë vendimi për marzhën e fitimit.

“Sa i përket vendimit të Ministrisë së Tregtisë ky është një vendim i cili është nxjerrë pa prezencën tonë, ku obligative ka qenë që pjesë e këtij vendimi për t’u nxjerrë është dashur që të jetë edhe Shoqata e Naftëtarëve. Për ne si shoqatë dhe si biznese të sektorit të naftës vendimi është duke u respektuar dhe u respektua me kohë. Ky vendim është pak më ndryshe se dy vendimet e kaluara, ky është me marzhe tregtare apo marzhe fitimi. Marzha e fitimit është për importues 2 centë, ndërsa me pakicë është 12 centë. Nuk është e mjaftueshme kjo marzhë, por vendimi po respektohet në gjithë Kosovën”, ka thënë ai.

Berjani ka thënë se çmimi i derivateve në Kosovë është shumë i ulët.

Çmimi aktual në treg është rreth 1.35 centë për litër.

“Sa i përket çmimit të derivateve të naftës, çmimi sot sillet një litër dizel 1 euro e 35 centë, ndërsa benzina 1, euro e 32 centë. Jemi më të lirët në regjion, përveç Maqedonisë së Veriut, kështu që qytetarët tanë janë me një çmim real duke u furnizuar në treg. Sipas informatave që i kemi nga organizata prodhuese ‘OPEK’, është një realitet dhe pritet që muaji mars të jetë ende me çmim të derivateve më të lirë. Kështu që mendojmë sipas organizatës prodhuese ‘OPEK’ e cila e ka nxjerrë një vendim thuhet se fundi i marsit do të jetë stabilizim i tregut në tërë globin”, ka vijuar ai.

Ndërsa për kërkesat e opozitës që të largohet përkohësisht akciza e naftës, Berjani i konsideron si të padrejta, pasi sipas tij me të mbushet buxheti i shtetit.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika