Paralajmëroi përgjigje “të ashpër” ndaj SHBA-së, Koreja e Veriut lëshon raketë

Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike me rreze të shkurtër, ka deklaruar ushtria e Koresë së Jugut

Lëshimi i raketës nga Koreja e Veriut





Ushtria e Koresë së Jugut ka deklaruar se Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike me rreze të shkurtër, të enjten.

Kjo vjen pasi Uashingtoni ka kërkuar të forcojë bashkëpunimin rajonal të sigurisë dhe të shtojë stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut në përgjigje të provokimeve në rritje nga Veriu.

Korea e Veriut paralajmëroi për një përgjigje ushtarake “më të ashpër” ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj, shkruan REL.

Lëvizjet e Uashingtonit për të organizuar stërvitje të përbashkëta me aleatët e sigurisë rajonale janë “akte marrëzie”, ka thënë të enjten ministri i punëve të jashtme të Koresë së Veriut, Choe Son Hui, në një deklaratë të transmetuar nga agjencia shtetërore e lajmeve KCNA..

Japonia ka konfirmuar se Koreja e Veriut kishte lëshuar një raketë, me zyrën e kryeministrit që tha se veprimet e Phenianit përfshirë lëshimet e përsëritura të raketave balistike “kërcënojnë paqen dhe sigurinë e vendit tonë dhe komuniteteve rajonale dhe ndërkombëtare”.

Ekspertët thanë se lëshimi i raketës të së enjtes ishte në kohën e duhur që të përkonte me deklaratën e ministrit të jashtëm të Phenianit.

Koreja e Veriut kreu një sërë lëshimesh të raketave në fillim të këtij muaji, duke përfshirë një breshëri të 2 nëntorit në të cilën gjuajti 23 raketa – më shumë se gjatë gjithë vitit 2017, që u njoh si viti i “zjarrit dhe tërbimit”.





Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika