Paralajmëron Mushkolaj: Qeveria po synon t’i kontrollojë mediat online
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK) kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me projektligjin e ri për KPM-në, i cili synon që video dhe audiomaterialet e publikuara në platformat për shpërndarjen e videove dhe mediat online të kontrollohen nga Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM). E […]
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK) kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me projektligjin e ri për KPM-në, i cili synon që video dhe audiomaterialet e publikuara në platformat për shpërndarjen e videove dhe mediat online të kontrollohen nga Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM).
E drejtori ekzekutiv i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK), Imer Mushkolaj, ka paralajmëruar se kështu qeveria po synon t’i kontrollojë mediat, veçanërisht, mediat online.
Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, së bashku me kryetarin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe juristen e mediave, Flutura Kusari, Mushkolaj ka thënë se media e shkruar vetërregullohet përmes Këshillit të Mediave të Shkruara.
“Edhe Xhemjali edhe Flutura folën për vazhdimësinë e qasjes që ka pasur qeveria, veçanërisht ndaj mediave online, duke provuar fillimisht t’i nxitë, t’i sulmojë edhe tash të provojë t’i nënkontrollojë përmes ligjit për KPM-në. Në Kosovë, KPM-ja i rregullon televizionet, radiot dhe operatorët kabllorë, ndërkaq media e shkruar vetërregullohet nëpërmjet Këshillit të mediave të shkruar, e cila është një praktikë e përhapur edhe në rajon edhe në Evropë, qëllimi i projektligjit të KPM-së, që është proceduar në Kuvend, është pikërisht dobësimi i Këshillit të Mediave të Shkruara, ndërkohë qaja ne vendet qasja në vendet Evropiane është fuqizimi i Këshillave gjithandej, pra jemi duke folur për një qasje të qeverisë kosovare në raport se si është qasja e Këshillave të vendeve të Evropës”, ka thënë Mushkolaj.
Sipas Mushkolajt, Qeveria është duke e keqinterpretuar direktivën e Bashkimit Evropian dhe po bën përpjekje t’i kontrollojë mediat.
“Në anën tjetër, kjo po synon të bëjë qeveria, është vetëm një “Deja vu” që ka provuar kryeministri i Shqipërisë para tre vjetësh. Ne atëherë si komunitet kemi reaguar si komunitet përmes AGK-së. Po ashtu, edhe protestën organizuar në Tiranë. D.m.th, unë e shoh si një kopjim që e ka pasur kryeministrit i Shqipërisë atëherë, e cila ka shkaktuar reagime të ashpra në të gjithë komunitet ndërkombëtare… dhe që u ndalua si iniciativë, dhe kjo synohet të bëhet në Kosovë. Nëpërmjet keqinterpretimit të qëllimisht të direktivës së BE-së, qeveria po synon të vërë kontroll mbi median online, e ne e dimë se si funksionon media online… kjo është një përpjekje e qartë që mundohet të vërë media në kontroll”, ka shtuar Mushkolaj.















