Paralajmëruan renovim, pacientët marrin shërbimin e hemodializës ende në QKUK

Me 15 qershor, Qendra Klinike e Universitare e Kosovës njoftoi se po bëhej zhvendosja e pacientëve me hemodializë për në qendrat më të afërta që janë kryesisht në Qendra të Mjeksive Familjarë për shkak të renovimit të hapësirave ne QKUK. Rreth një muaj pas njoftimit, pacientët marrin ende shërbimin në QKUK dhe punimet ende nuk kanë nisur.

Kanë kaluar tre javë prej kur njoftuan se renovimet kanë nisur.

Andaj, Qendra Klinike e Universitare e Kosovës mes tjerash u pati kërkuar pacientëve që shërbimin e hemodializës ta marrin në qendrat më të afërta.

E, tash kur kanë kaluar rreth 1 muaj nga ky njoftim, Hemodializa në QKUK ishte e hapur.

“Pacientet e programit të Hemodializës po vazhdojnë që shërbimet t’i marrin në hapësirat e QKUK ndonëse është paralajmëruar zhvendosja e tyre për në Qendrat e Mjekësive Familjare meqë këtu janë planifikuar renovime”

Krahas kësaj, ky shërbim po ofrohet si zakonisht për pacientët prishtinas në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kodrën e Trimave.

Drejtori i Shëndetësisë në kryeqytet Bujar Gashi, tha se pranuan kërkesë për këtë çështje nga Qendra Klinike e Universitare.

“Muajët e fundit kemi pas diskutime me zyrtarë të Qendrës Klinike e Universitare të Kosovës për mundësi të tjera duke marr parasysh që po planifikojnë renovimin dhe mundësisë se si ne mundemi me i ndihmu por ne si qendër e kemi atë të Kodrën e Trimave që hapësira e saj i mbulon nevojat e kryeqytetit dhe neve nuk na bije që t’i transportojmë diku tjetër”, ka deklaruar Gashi.

Gashi tha se ka më shumë se 10 vite që kujdesen për bartjen e pacientëve me hemodializë.

‘Ajo që ne realizojmë për këta qytetar është transporti nga shtëpitë për në qendrat ku kryhet dializa, ne në Prishtinë e kemi një qendër që është në Kodrën e Trimave në katin e dytë”, ka theksuar ai.

Pikërisht për vonesat e nisjes së renovimeve në këtë hapësirë shkroi edhe ish-drejtoresha e Nefrologjisë në njoftimin e saj të dorëheqjes.

Ajo bëri të ditur se ka vonesa në zhvendosjen e pacientëve.

E, nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës nuk kthyen përgjigje në pyetjet e televizionit Dukagjini se kur planifikohet të nisin punimet dhe sa është vlera e këtij projekti.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika