Parandalohen tri raste të kontrabandës në Leposaviq
Patrullat kufitare policore në Leposaviq kanë parandaluar të enjten tri raste të kalimit ilegal të kufirit shtetëror dhe kontrabandë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit. Në rrugën Koshuticë, në Leposaviq, autoritetet kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme bazuar në informacionet operative, duke rezultuar në kapjen e tri rasteve të ndara të tentativave të kalimit ilegal. Në […]
Patrullat kufitare policore në Leposaviq kanë parandaluar të enjten tri raste të kalimit ilegal të kufirit shtetëror dhe kontrabandë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit.
Në rrugën Koshuticë, në Leposaviq, autoritetet kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme bazuar në informacionet operative, duke rezultuar në kapjen e tri rasteve të ndara të tentativave të kalimit ilegal.
Në rastin e parë, policia ka gjetur një gjenerator dhe pajisje bujqësore në një veturë Hyundai, ndërsa, në rastin tjetër, një kamion SCANIA, i ngarkuar me drunj, dhe një veturë tip Sharan, e ngarkuar me ambalazh të birrave.
“Rasti i parë, Vetura Hyundai, ngjyrë e hirit me targa serbe me dy të dyshuar meshkuj, në të cilën kishte të ngarkuar një gjenerator dhe pajisje bujqësore (frezë); rasti i dytë, Kamioni SCANIA me targa të RKS-së, të cilin e voziste i dyshuari mashkull dhe në kamion kishte të ngarkuar drunjë, dhe rasti i tretë, Vetura e tipit SHARAN ngjyrë e hirit, me targa serbe, me vozitës të dyshuarin mashkull, vetura e ngarkuar me ambalazh të birrave”, thuhet në njoftimin e policisë.

Autoritetet kanë njoftuar se me autorizimin e Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe për të identifikuar çdo përfshirje të mundshme të të dyshuarve në aktivitetet e paligjshme.
Rastet janë iniciuar si “Kalim i paautorizuar i vijës apo vendkalimeve kufitare më tentativë.”















