Parandalohet edhe një rast i kontrabandës në Veri

Përmes një komunikate, Policia e Kosovës bën të ditur se pesë të dyshuar janë hasur duke tentuar të fusin në Kosovë një automjet të ngarkuar në një rimorkio, duke i ikur kështu obligimeve doganore. Të njëjtit janë ndaluar nga Policia e Kosovës

5 persona janë ndaluar nga Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë (NjNSh) e Drejtorisë Rajonale të Kufirit-Veriu në Bistricë, pas lëvizjeve të dyshimta në Jarinjën e Poshtme.

Përmes një komunikate, Policia e Kosovës bën të ditur se të pesë të dyshuarit janë hasur duke tentuar të fusin në Kosovë një automjet të ngarkuar në një rimorkio, duke i ikur kështu obligimeve doganore.

“Më 24 shkurt 2023 rreth orës 03:00, njësitë policore të NjNSh-së, derisa ishin në vëzhgim dhe kontrollim të terrenin në brezin kufitar – Jarinje e Poshtme, kanë vërejtur lëvizje (drita të automjetit) të dyshimta në atë zonë. Policia menjëherë ka organizuar një plan taktik me qëllim të ndaljes së atij automjeti. Kështu, në malet e fshatit Bistricë, ka arritur të ndalojë pesë persona, të cilët dyshohet se kishin hyrë në territorin e vendit përmes rrugëve ilegale. Ata janë hasur duke tentuar të fusin në vendin tonë një automjet, të ngarkuar në një rimorkio, duke i ikur obligimeve doganore”, thuhet në njoftim.

Tashmë, rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse policore nga Drejtoria Rajonale Kufitare Veriu.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika