Parandalohet futja e 6 telefonave  në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka arritur të parandalojë futjen e kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), ka njoftuar se këtë të enjte është parandaluar futja e kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Sipas njoftimit “gjatë kontrollimit tek zona 6 është vërejtur një qese e zezë e dyshimtë, e cila ishte në pjesën e epërme të murit të qendrës”.

Në atë qese janë gjetur gjashtë telefona, dy koka mbushëse dhe gjashtë kabllo mbushëse.

“I menjëhershëm ka qenë reagimi i oficerëve korrektues, me ç ‘rast kanë lokalizuar qesen e dyshimtë dhe gjatë hapjes është konstatuar se në brendësi të saj kanë qenë:

  • Katër ( 4 )telefona Iphone me kamerë pa kartelë;
  • Një (1)telefon Samsung me kamerë pa kartelë;
  • Një (1) telefon NOKIA pa kartelë;
  • Dy (2) koka mbushëse; dhe
  • Gjashtë (6) kabllo mbushëse.

Lidhur me rastin janë njoftuar policia e Kosovës, ndërsa janë iniciuar procedurat tjera sipas rregullores”, thuhet në njoftim.

May be an image of phone and digital audio player

Shija e redaktorit

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Rama: Magjia e festave erdhi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka hapur Tregun e Fundvitit në qendër të kryeqytetit. Ai ka thënë se në bulevardin "Xhorxh Bush" qytetarët do të...

Mbrojtja e krerëve të UÇK-së triumfon ndaj ZPS-së, Specialja iu...

Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka marrë një vendim në lidhje me komunikimet dhe vizitat e krerëve të UÇK-së, respektivisht, Hashim...

Të fundit nga rubrika