Parandalohet kontrabanda e 2 mijë e 400 litrave të alkoolit etilik nga Mitrovica e Veriut

Të enjten, në Mitrovicën e Veriut, njësitet e antikontrabandës të Doganës së Kosovës së bashku me Policinë e Kosovës, kanë parandaluar kontrabandimin e 2 mijë e 400 litrave të alkoolit etilik

Alkooli etilik i konfiskuar

Të enjten e 30 qershorit, njësitet e antikontrabandës të Doganës së Kosovës në bashkëpunim dhe përkrahje të Policisë së Kosovës kanë parandaluar kontrabandimin e 2 mijë e 400 litrave të alkoolit etilik.

Sipas njoftimit, pas identifikimit të një automjeti transportues të dyshuar i cili rrugëtonte nga Mitrovica e Veriut, njësitë e Doganës në bashkëpunim me Policinë e Kosovë kanë organizuar ndalimin dhe kontrollin e këtij automjeti.

Pas ndalimit dhe kontrollit të automjetit është hasur në mallra të kontrabanduar me origjinë nga Serbia, respektivisht alkool etilik 96% në sasi prej 2 mijë e 400 litrash.

Vlera e mallit vlerësohet të jetë 43 mijë euro, kurse taksat doganore janë në vlerë prej 14 mijë e 300 euro.

Ndërkaq, mallrat dhe automjeti janë konfiskuar derisa prokuroria ka nisur procedurat hetimore.

Alkool etilik

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika