Parandalohet kontrabandë me duhan në Aeroportin e Prishtinës, kapen dy shtetase shqiptare me 200 pako cigare

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën, ka parandaluar një rast të kontrabandës me duhan në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës më 18 prill 2025.

Gjatë kontrollit rutinë të bagazheve, zyrtarët doganorë dhe policorë kanë zbuluar 200 pako me cigare të llojit “Marlboro e kaltër” në posedim të dy udhëtareve shtetase të Shqipërisë.

“Sot me datën 18.04..2025, si rezultat i punës dhe angazhimit të zyrtarëve policorë, në bashkëpunim me zyrtarët doganorë, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës është parandaluar një rast i kontrabandës me duhan (pako të cigareve)”, thuhet në njoftim.

Të dy gratë ishin në tranzit në Aeroportin e Prishtinës, duke udhëtuar drejt Londrës, kur janë ndaluar për kontroll pas dorëzimit të bagazheve të tyre. Në secilën prej çantave janë gjetur nga 100 pako me cigare.

“Dy udhëtare të gjinisë femërore shtetase të Shqipërisë, të cilat udhëtonin përmes Prishtinës në Londër, pasi kishin dorëzuar bagazhet (çantat) e tyre janë ndaluar për kontrolle nga zyrtarët kompetent, ku gjatë kontrollit në dy bagazhet (çantat) e tyre janë gjetur nga 100 shteka (pako) me cigare të llojit Malboro e kaltër.

Pasi që dy pasagjeret janë ndalur dhe tek të njëjtat janë hasur në total 200 shteka (pako) me cigare, të njëjtat janë dërguar në zyrën e doganës për veprime dhe procedura të mëtejme”, thuhet më tej në njoftim.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika