Parandalohet kontrabandimi i mallrave në vlerë 30 mijë euro nga Maqedonia e Veriut

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandimit të mallrave nga Maqedonia e Veriut në Kosovë, ku ka zënë mallra pa asnjë dokument për prejardhjen. 

Gjatë kontrolleve taktike dhe operacioneve në teren në brezin kufitar RKS-RMV në zonën që kufizohet me komunën e Vitisë, njësitet e Doganës thuhet se kanë ndaluar dy automjete transportuese me targa vendore me drejtues shtetas kosovarë. 

“Gjatë kontrollit të tyre janë hasur mallra komerciale te kontrabanduara nga RMV-ja për të cilin mall nuk kishin asnjë dokument mbi prejardhjen e tyre”, thuhet në njoftim. 

Gjithashtu thuhet se njësitet e Doganës kanë zhvilluar kontrolle edhe në një depo në Prishtinë, pronë e të dyshuarve. 

“Nga njësitë e lartcekura ështē kryer edhe njē kontroll nē Prishtinë në depon e të dyshuarve ku janē hasur ,mallra të ndryshme komerciale pa preardhje dhe pa dokumentacion përkatës . Mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganore ku per procedim te mutjeshem te rastit. Vlera e mallrave sipas tregut është mbi 30.000€ pa llogaritur shmangiet doganore”, ka njoftuar Dogana e Kosovës.

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika