Parandalohet kontrabandimi i pijeve alkoolike, dyshohet se erdhën nga Serbia

Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy raste të ndryshme të martën ka parandaluar kontrabandimin me mallra, gjatë vëzhgimit dhe pritjes afër vijës kufitare Kosovë-Serbi. Bëhet fjalë për një sasi pije alkoolike, të cilat dyshohet se janë tentuar që të kontrabandohen nga Serbia në Kosovë

Malli i sekuestruar nga Policia e Kosovës, Foto PK

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën e 19 nkorrikut, rreth orës shtatë të mëngjesit, në dy vetura të ndryshme ka parandaluar kontrbandimin me mallra.

Në njoftimin e tyre thuhet se gjatë kontrollit në veturën e parë janë gjetur 26 arka me pije alkoolike, më saktësisht 520 copë birra, ndërsa në veturën e dytë janë gjetur 24 arka me birrë dhe 80 shishe, në total 560 copë.

Malli dyshohet se është sjellë nga Serbia përmes rrugëve malore në Republikën e Kosovës.

Parandalimi ka ndodhur gjatë vëzhgimit dhe pritjes së Policisë afër vijës kufitare Kosovë-Serbi, ku policia kufitare ka identifikuar dy vetura të ndryshme, njëra me targa të Serbisë e tjetra me targa vendore.

Malli i sekuestruar nga Policia e Kosovës, Foto PK

“Me datë 19.07.2022 rreth orës 07:00 Policia e Kosovës gjatë vëzhgimit dhe pritës afër vijës kufitare Kosovë – Serbi bazuar edhe në analizën e riskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare, kanë identifikuar dy vetura të ndryshme njëra me targa të Serbisë dhe tjetra me targa vendore, që të dyja me ngasës dy të dyshuarit meshkuj kosovarë” thuhet në njoftimin zyrtar, nga Policia e Kosovës.

Malli i sekuestruar nga Policia e Kosovës, Foto PK

Malli i sekuestruar thuhet se do t’i dorëzohet Doganës së Kosovës.

“Lidhur me rastin Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare-Lindje është duke i trajtuar këto dy raste edhe në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse. Pas hetimeve preliminare malli i konfiskuar do t’i dorëzohet Doganës së Kosovës”, ka njoftuar Policia.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika