Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra nga Serbia

Sipas organeve të rendit, vlera e mallit të kapur është 13 mijë euro

Policia dhe Dogana e Kosovës kanë parandaluar një rast të kontrabandimit të mallrave nga Serbia.

Rasti ka ndodhur në fshatin Karaçevë e Epërme – Kamenicë.

Sipas organeve të rendit, vlera e mallit të kapur është 13 mijë euro.

“Me datë 20.12.23, njësitet e lartcekura pas pranimit të informatës nga burimet relevante se janë duke u sjellë mallra të kontrabanduar nga Serbia në Republikën e Kosovës përmes rrugëve ilegale. Nga njësitet e lartcekura në fshatin Karaqevë e Epërme-Kamenicë është arritur të identifikohet dhe ndalohet automjeti VW LT furgon, ngjyrë e bardhë, me targa vendore drejtuar nga dyshuari m/k. Gjatë kontrollit është vërejtur se i dyshuari kishte pasur të ngarkuara në automjet foli plastike (ambalazh) rreth 1005 kg, për të cilat nuk kishte asnjë dokument. Sipas mbishkrimeve, malli dyshohej se ishte me origjinë nga Serbia (vlera e mallit sipas tregut është mbi 13.000 €), thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin, të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent malli i kontrabanduar sekuestrohet dhe dërgohet në terminalin doganor për procedura të mëtejme.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika