Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra, vozitësi shtetas serb

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra.

Në magjistralen Bujanoc-Gjilan në fshatin Crep është ndaluar një automjet me targa serbe ku drejtues ishte një shtetas i Serbisë.

Gjatë kontrollit tē automjetit sipas njoftimit është vërejtur se kishte të ngarkuar 111 palë  atlete të ndryshme të firmave të mbrojtura.

“Prishtinë më 25 Gusht  2024  Njësia e TASK  FORC-ës -Lindje ( e përberë nga  Dogana  dhe  Policia Kosovës)  në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet  taktike dhe operacionale në zonën kufitare SRB-RKS.”

“Për mallrat e lartshenuara nuk kishte asnjë dokument pērcjellës dhe dyshohet se janē sjellur nē mēnyrē tē kontrabanduar nē Kosovë. Mallrat dhe automjetit janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganorë Dheu i Bardhë. Rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante të  Doganes së Kosovës.”

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika