Parashikimi i motit për fundjavë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës(IHK) ka bërë të ditur se sot(e shtune) parashikohet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas IHK-së vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës parashihen që vende-vende të shoqërohen me riga shiu. Temperaturat minimale do të variojnë nga 0°C deri në 3°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 17°C deri në […]
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës(IHK) ka bërë të ditur se sot(e shtune) parashikohet mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas IHK-së vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës parashihen që vende-vende të shoqërohen me riga shiu.
Temperaturat minimale do të variojnë nga 0°C deri në 3°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 17°C deri në 20°C. Era do të fryjë nga juglindjes me shpejtësi 1- 6m/s.
Kurse për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas IHK-së vranësirat vende-vende mundë të shoqërohen me riga lokale shiu.
Temperaturat minimale pritet të jenë nga 1 deri 4°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 15°C deri në 20°C.
Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.















