Sipas Instituti Hidrometeorologjik sot në Kosovës do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me pak vranësira kalimtare. Temperaturat minimale të mëngjesit pritet të sillen ndërmjet 11 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet gjatë ditës do të arrijnë nga 26 deri në 29 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi 1 deri në 4 metra në sekondë.

Për nesër, e premte më 13 qershor, parashikohet mot i ngjashëm, me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë ditës. Edhe në këtë ditë, temperaturat minimale do të mbesin ndërmjet 11 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të jenë nga 26 deri në 29 gradë Celsius. Era do të jetë e lehtë dhe do të fryjë nga drejtime të ndryshme.