Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas njoftimit të IHMK-së, këto kushte atmosferike mund të shkaktojnë reshje të dobëta shiu, njofton Dukagjini.
Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 4 dhe 8 gradë Celsius.
Ndërkaq, temperaturat maksimale parashihet të sillen mes 15 deri në 18 gradë Celsius.