Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i kthjellët, me intervale të shkurtra vranësirash, por pa reshje.
Sipas Intitutit Hidrometeorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 14 gradë Celsius.
Ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë 22 deri në 25 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet veriore dhe veriperëndimore.