Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të crregullta.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik, gjatë ditës vranësirat do të dendësohen duke krijuar kushte për zhvillimin e vranësirave konvektive, të shoqëruara me shkarkime rrufesh dhe reshje lokale shiu, njofton Dukagjini.
Temperaturat minimale parashihet të sillen mes 12 deri në 17 gradë Celsius ndërkaq ato maksimale do të arrijnë mes 28 dhe 34 gradë Celsius.