Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot pjesërisht i vranët.

Sipas njoftimit të IHMK-së, temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 10 dhe 14 gradë Celsius, njofton Dukagjini.

Ndërkaq ato maksimale parashihen të jenë nga 26 deri në 29 gradë Celsius.