Parashikimi i motit për të mërkurën
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e mërkurë do të karakterizohet nga mot i vranët me intervale me diell. Sipas parashikimit, gjatë orëve të mëngjesit pritet të ketë mjegull, kryesisht në zonat mesatare dhe pranë relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës […]
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e mërkurë do të karakterizohet nga mot i vranët me intervale me diell.
Sipas parashikimit, gjatë orëve të mëngjesit pritet të ketë mjegull, kryesisht në zonat mesatare dhe pranë relievit malor.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë nga 6 deri në 9 gradë Celsius. Këto vlera mbeten tipike për këtë periudhë të vitit.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi të lehtë deri mesatare, prej 1 deri në 4 metra për sekondë.















