Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit për të premten.
Sipas njoftimit, dita e premte do të karakterizohet nga mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 15 deri në 18 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndimor me shpejtësi të lehtë deri mesatare, rreth 1 deri në 6 metra në sekondë.