Paratë e korrupsionit u dhanë me qese e çanta

Rasim Maloku, prokurori që po heton dosjen “Brezovica”, ka treguar se nga hetimet e bëra rezulton se paratë e dyshuara të korrupsionit janë bartur edhe me qese dhe ka raste kur kanë shkuar deri në 200 mijë euro

Rasim Maloku, Prokurori i Krimeve të Rënda në Ferizaj

Duke u thirrur në deklaratat e mbi 10 dëshmitarëve bashkëpunues të Prokurorisë së Ferizajt, Rasim Maloku, prokurori që po heton dosjen “Brezovica” ka ndarë për “Kallxo Përnime” detaje nga hetimet e rastit.

Në një bisedë ekskluzive, Maloku ka rrëfyer për format dhe mënyrat se si funksiononte skema e korrupsionit.

Ai, ndër të tjera, ka treguar se nga hetimet e bëra rezulton se paratë e dyshuara të korrupsionit janë bartur edhe me qese dhe ka raste kur kanë shkuar deri në 200 mijë euro.

“Të gjitha paratë janë paguar ‘cash’ dhe ato janë dhanë me zarfe kur kanë qenë shumat më të vogla por nga dëshmitë e dëshmitarëve rezulton se kur ka pasur shuma më të mëdha janë bartur edhe me qese e çanta dhe janë paguar deri në 200 mijë euro përnjëherë”- theksoi Maloku.

Prokurori Rasim Maloku ka shtuar se në rastet kur janë ndërtuar vilat në mënyrë individuale paratë janë dhënë nëpërmjet ndërtuesve, kurse kur janë ndërtuar fshatra apo komplekse turistike paratë janë dhënë edhe nga investitorët.

“Nga hetimet e trajtuara deri me tani thuajse në të gjitha rastet e trajtuara është paguar ryshfet për ndërtimin e një vile në shumën prej 10 mijë euro, por ka pasur raste kur janë ndërtuar fshatra turistike çmimi ka qenë më i ulët  ka shkuar në 8 mijë – 7 mijë varësisht prej investitorit, por parimisht ka qenë çmim standard për marrjen e një leje ndërtimore për ndërtim në zonën e Brezovicës ka qenë 10 mijë euro”- theksoi Maloku.

I pyetur nga moderatori se sa vila janë ndërtuar në këtë skemë të ndërtimit, prokurori i rastit u përgjigj se janë rreth 800 të ndërtuara në dy zonat, atë të tretën dhe zonën e dytë.

“Ne kemi bërë një regjistrim në zonën e Brezovicës që përfshin parkun kombëtar ‘Sharri’ dhe atë si zonë ku është ndërtuar zona e tretë dhe është ndërtuar në zonën e dytë ku është e ndaluar të ndërtohet në atë zonë dhe përafërsisht të gjitha ndërtimet në këtë zonë janë rreth 800 objekte, por shumica janë në zonën e 3, ndërsa në zonën e dytë janë 75 ndërtime” – potencon Maloku, duke thënë se kanë prova të bollshme në rastin “Brezovica”.

“Prokuroria e Ferizajt ka arritur të provojë në kuptimin e procedurës hetimore se janë mbi 3 milionë euro që janë paguar në këtë zonë për këto ndërtime, sepse nga të gjitha komunikimet edhe nga dëshmitarët është thënë se asnjë objekt nuk ka mundur të ndërtohet pa dhënë mito”-ka thënë Maloku, duke shtuar se shumica e parave kanë shkuar tek tani i pandehuri – ish-kryetari i komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq.

Ish-kryetari i Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq, që sot akuzohet nga Prokuroria e Ferizajt, në vazhdimësi i ka mohuar akuzat dhe çështja e tij dhe e të akuzuarve të tjerë mbetet në dorën e Gjykatës Themelore të Pejës.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika