Parimet apo egot për pushtet i ndanë Osmanin me Kurtin e Gërvallën?

Më shumë se për çështje parimesh, krerët e institucioneve udhëheqëse sipas njohësve të diplomacisë e të partnerëve qeveritarë ka të bëjë me egot personale. Madje atë që Vjosa Osmani e quajti dëm të politikës së jashtme sipas ish-diplomatëve nuk do ketë vullnet as nga vet Presidentja që të rikuperohet

Kjo pamje duket se nuk do të përsëritet.

Për faktin se udhëheqësja e Politikës së Jashtme, Presidentja e vendit, Vjosa Osmani u përjashtua kur Qeveria dhe MPJD-ja vendosën që t’i shkruajnë letër Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, me zotimin se do të bëjnë një draft të ri të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Krejt këtë situatë ata që njohin diplomacinë dhe zhvillimet brenda udhëheqësve institucional e quajnë të parikuperueshme në politikën e jashtme.

“Ka plasur tashmë akomulimi që ka qenë aty. Vetfakti që SHBA filluan ta pranojnë si partnere më shumë Presidenten në shumë evente edhe pse nuk ishte punë e saj. Pastaj deklaratat e shumta të saj fliste për atë që qeveria e presidentja nuk janë në një vijë jo vetëm për temat e politikës së jashtme por edhe për të tjera. Dhe tani po e shohim këtë thyerjen jo vetëm mes qeverisë e presidentes por edhe vet Listës Guxo”, tha Blerim Canaj, ish-diplomat.

“Tashmë jemi në një situatë kur ka një lloj ping-pongu të hedhjes së përgjegjësisë edhe për proceset e deritanishme se si kanë arrit nuk është e përjashtuar që të shohim edhe më shumë sidomos për marrëveshjet që janë arritur në Bruksel, respektivisht në Ohër. Ajo që është e sigurt është se edhe zonja Osmani ka qenë e përfshirë në letrën e zotimeve për anëtarësimin në KiE”, tha Belgzim Kamberi nga “Musine Kokalari”.

Sipas Kamberit krisja mes partnerëve nuk ka të bëjë me parimet, por më shumë me egot personale.

“Në politikë nuk mundesh me i heq asnjëherë egot personale dhe luftërat për pushtet e veçanërisht dy liderëve më të votuarve në Republikën e Kosovës, si znj Osmani e z Kurti, pra përpos për çështje politike nuk mund të përjashtohen luftërat për pushtet”, tha Kamberi.

Televizioni është interesuar që të marrë një përgjigje nga kabineti i kryediplomates Gërvalla dhe Kryeministrit Kurti në lidhje me deklaratën e fundit të Osmanit që kritikoi liderët që nuk e përfshin në diskutime, por të dy këto institucione nuk kanë preferuar që të përgjigjen.

Shija e redaktorit

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Të fundit nga rubrika