Paris: Gjashtë të arrestuar për vdekjen e 12-vjeçares

Policia franceze ka njoftuar se janë arrestuar gjashtë persona në lidhje me vdekjen e 12-vjeçares. Nga të arrestuarit, është një e re që shihet në pamjet e kamerave të sigurisë me 12-vjeçaren. Ajo kishte tërhequr zvarrë edhe një valixhe të madhe pranë pallatit ku banonte vajza. Kjo grua është quajtur e dyshuara kryesore në mediat franceze

Foto ilustrim





Policia franceze ka arrestuar gjashtë persona për vdekjen e 12-vjeçares. Trupi i saj u gjet të premten në një valixhe në Paris. Duart dhe këmbët e saj ishin të lidhura, gjithashtu, kishte shirit të vendosur mbi fytyrë, duke mos lënë hapsirë për ajër, gjë e cila, shkaktoi vdekjen e saj.

Nuk dihet nëse të gjashtë personat e arrestuar janë edhe të dyshuar zyrtarisht. Nga të arrestuarit, është një e re që shihet në pamjet e kamerave të sigurisë me 12-vjeçaren. Ajo kishte tërhequr zvarrë edhe një valixhe të madhe pranë pallatit ku banonte vajza. Kjo grua është quajtur e dyshuara kryesore në mediat franceze, e cila edhe u arrestua në periferi të Parisit (Bois-Colombes).

Pamje nga policia në Paris

12-vjeçarja u raportua e zhdukur pasditen e së premtes.  Policia ka vepruar me shpejtësi pasi kishte indikacione për rrëmbim.  Nëna e 12-vjeçares raportoi se vajza e saj nuk kishte ardhur në shtëpi. Babai i saj, i cili është kujdestar i pallatit ku ata jetojnë, i tha policisë se kamerat e vëzhgimit tregojnë se ajo ishte kthyer atë pasdite.  Pamjet tregonin edhe gruan me valixhen e madhe.

Një person i pastrehë, e gjeti vajzën e vdekur në një valixhe, në një bllok larg.

Kanali i lajmeve “BFMTV” raporton se në trup janë vendosur edhe dy numra: një dhe një zero. Ndërsa policia ende nuk ka thënë asgjë për këtë.

Gjendet trupi i një vajze 12-vjeçare brenda një valixhe në Paris

 





Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika